Mbahet punëtoria “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”

Mbahet punëtoria “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”

11 Qershor 2021

KOMF në partneritet me Terre des hommes Kosovë, kanë mbajtur punëtorinë me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”.

Në këtë punëtori u diskutua bashkë me gazetarët dhe profesionistët e mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, me qëllim të informimit dhe ngritjes së kapaciteteve mbi raportimin etik në media në rastet kur përfshihen fëmijët.

Folës në këtë punëtori ishin Prof. assist. dr. Remzie Shahini-Hoxhaj, Profesoreshë e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe Proff. assist. dr. Njomza Llullaku – Profesoreshë në Departamentin për Punë Sociale – Universiteti i Prishtinës, të cilat ndanë me të pranishmit përvoja, raste konkrete, informacione mbi raportimin e mediave për fëmijët si dhe mbrojtjen e interesit më të mirë të tyre.

Pavarësisht qëllimit të mirë të gazetarëve në rastet kur raportojnë për fëmijët, në disa raste ndodh që në këto raportime anashkalohet baza ligjore, standardet dhe parimet etike për mbrojtjen e fëmijës. Po ashtu, evidencat tregojnë se edhe nga ana e profesionistëve me mandat mbrojtjen e fëmijëve, ka shkelje të lidhura me raportimet për fëmijët e cenueshëm.

No Comments

Leave a Reply