KOMF shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

KOMF shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve

12 Qershor 2021

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve, përmes një komunikate për media, KOMF bëri thirrje për vetëdijesim dhe sensibilizim të prindërve, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve për të mbrojtur fëmijët nga punët e rënda.

KOMF theksoi edhe një herë faktin se fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe/ose trafikimit.

KOMF po ashtu shprehu shqetësim për faktin se aktualisht, në Kosovë nuk ka shërbime të veçanta të ofruara nga komunat për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda; duke përfshirë qendrat e kujdesit ditor, ekipet mobile si dhe shërbimet e rehabilitimit dhe reintegrimit (mbështetjen sociale, arsimore dhe psikologjike për fëmijët dhe familjet e tyre).

Në të njëjtën kohë KOMF rikujtoi se prej muajit Korrik 2020 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili synon të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e keqpërdorimit, shfrytëzimin apo formave tjera që vënë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Sipas këtij ligji, çdo komunë duhet të punojë për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha rreziqet, duke përfshirë edhe rreziqet e mëdha që vijnë nga puna e rëndë të fëmijëve.

Në përmbyllje të komunikatës, KOMF u bëri thirrje komunave dhe qeverisë të marrin masat të zbatojnë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.

No Comments

Leave a Reply