Mbahet tryeza e diskutimit për shënimin e Ditës së Familjes

Mbahet tryeza e diskutimit për shënimin e Ditës së Familjes

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me KOMF dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë, në hapësirat e SOS Fshatit në Velani mbajtën një tryezë diskutimi me akterët dhe partnerët kyç për të diskutuar lidhur me politikat sociale dhe familjare, sfidat dhe mundësitë e fëmijëve dhe familjeve.

Në këtë tryezë u diskutua dhe u dhanë rekomandime nga Znj. Nezahat Ramadani Salihu, Drejtor Nacional, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Kosovë, Znj.Remzije Krasniqi, Drejtor për Avokim, Këshilltare Nacionale për Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kryeministrit, Z. Dren Rexha, Specialist për Politika Sociale, Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Z. Mentor Morina, Drejtor i Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes si dhe Znj. Donjeta Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Përveç tryezës, SOS Fshatrat e Fëmijëve lancuan edhe fushatën avokuese “𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐞𝐡𝐢𝐦”.

Kjo ditë u përmbyll me thirrjen që të reflektojmë te gjithë mbi familjen dhe rëndësinë e saj dhe që secili në kapacitet individual dhe institucional të kontribuojë në hartimin e politikave te mira dhe ndërgjegjësimin se themeli i një shteti dhe te ardhme te ndritur është familja e shëndoshë.

No Comments

Leave a Reply