Analiza për avancimin e mbrojtjes së fëmijëve të braktisur në Kosovë të moshës 0-3 vjeç, erdhi si rezultat i nevojës për identifikimin e ngecjeve në sistem dhe sfidave të institucioneve të mandatuara për kujdesin e fëmijëve të braktisur, identifikimin e faktit se sa po i përgjigjen institucionet nevojave të fëmijëve dhe sa respektohet interesi më i lartë i fëmijëve të braktisur.
Kjo analizë është përqendruar tek vlerësimi i tri shtyllave bazë për ofrimin e mbrojtjes së fëmijëve të braktisur (me fokus në formën e mbrojtjes së adoptimit), sikurse: legjislacioni, funksionimi i sistemit dhe një këndvështrim i përgjithshëm i zhvillimit të fëmijëve të braktisur 0 – 3 vjeç gjatë qëndrimit të tyre në format alternative të strehimit.
Për të lexuar dokumentin e plotë, ju lutem klikoni këtu.
No Comments