Miratohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Miratohet Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Jemi të lumtur që Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Është për tu vlerësuar që nga viti shkollor 2023-2024, Edukimi Parafillor do të bëhet i obliguar.

KOMF bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartim të projektligjit ka ofruar ekspertizë, ka avokuar dhe ka shtyrë përpara disa propozime. Ndër to, propozimin për vendosjen e bazës ligjore për inicimin e koordinimit ndërsektorial dhe integrim të shërbimeve në mes të sektorëve të arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Çështje tjetër shumë e rëndësishme e shtyrë nga KOMF në projektligj është fuqizimi i komponentës së mbrojtjes së fëmijëve në fëmijërinë e hershme.

Kosova Education Center – KEC, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Childproof/CIPOF, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti, Save the Children Kosova/o, Balkan Sunflowers Kosova, PLAY International Kosovo, Handikos Ferizaj.