MODELI I RREGULLORES PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE PËRMES SISTEMIT QEVERISËS KOMUNAL MIQËSOR PËR FËMIJËT

MODELI I RREGULLORES PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE PËRMES SISTEMIT QEVERISËS KOMUNAL MIQËSOR PËR FËMIJËT

Modeli i ofruar i “Rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët” është realizuar si përmbyllje e një procesi një vjeçar gjatë të cilit KOMF përmes ofrimit të shtatë nën financimeve për OJQ-të në shtatë komuna, ka mbështetur procesin e hartimit te Rregulloreve komunale për të Drejtat e Fëmijëve si dhe Strategjisë e Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, në komunat: Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Pejë.

Ky model ofrohet për të mundësuar rritjen e vëmendjes dhe angazhimit nga ana e komunave me qëllim që çështjet të cilat kanë të bëjnë dhe ndërlidhen me fëmijë, të vihen në qendër dhe të kthehen në prioritet të axhendës së qeverisjes komunale. Ky dokument ofron mundësinë për secilën komunë, që të përfshihet të trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, duke synuar kështu realizimin e të gjitha të drejtave të tyre.

Kjo rregullore në vetvete përbën një vizion dhe ambicie të një komune mike për fëmijët e saj, duke synuar pjesëmarrje, realizim të të drejtave, përmbushje të potencialit të plotë të fëmijëve si dhe një mundësi më shumë që fëmijët të rriten të sigurtë, të shëndetshëm e të lumtur në ambientet, mjediset dhe komunitetet ku ata zhvillojnë ekzistencën e tyre.

Kjo Rregullore, u ofrohet si model referues të gjitha komunave të Kosovës, duke u ofruar atyre një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë e Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, brenda komunave të tyre.

Për të lexuar dokumentin e plotë, ju lutem klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply