Për shkak të rrethanave sociale, ekonomike dhe politike, ndodh që fëmija ose i rrituri të mos i realizojë në plotni të drejtat të cilat i takojnë. Për më tepër, atij ose asaj, jo vetëm që mund t’i mohohen disa nga këto të drejta, por edhe t’i cenohen si rezultat i veprimit ose mosveprimit të individëve, prindërve, familjes, komunitetit dhe institucioneve.
Në këtë aspekt nevoja për ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të rastit është e natyrës jetike për të siguruar që këta persona realizojnë në plotni të drejtat e tyre që derivojnë nga legjislacioni
për shërbime sociale dhe familjare. Ky modul trajnues dhe trajnimet praktike që do të pasojnë padyshim do të kontribuojnë në ngritjen e këtyre kapaciteteve.
Moduli është zhvilluar duke u bazuar në legjislacionin e aplikueshëm (parësor dhe dytësor) si dhe duke marrë parasysh standardet dhe praktikat e punës nga fusha e menaxhimit të rastit në shërbimet sociale dhe familjare.
Recent Comments