11 Prill 2018
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbajtur takimin e Asamblesë së Përgjithshme.
Në pjesën e parë të ditës, është prezantuar dhe aprovuar Raporti narrativ dhe financiar për vitin 2017; Planifikimi strategjik 2018 – 2021 dhe Plani i veprimit për vitin 2018.
Në takim të Asamblesë së Përgjithshme janë prezantuar poashtu draft dokumentet e brendshme me qëllim të avancimit të qeverisjes së mirë brenda koalicionit. Dokumentet e prezantuara, të cilat pritet të aprovohen deri në fund të muajit Maj 2018 janë:
– Manuali i qeverisjes së mirë të KOMF
– Manuali i burimeve njerëzore
– Kodi i mirësjelljes
– Procedura e ankesës dhe
– Menaxhimi i pozitave të lira në Bordin Drejtues.
Në pjesën e pasdites janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Bordit Drejtues, ku anëtarët e KOMF kanë zgjedhur për anëtarë të Bordit Drejtues:
Burim Behluli (SOS Fshatrat e Fëmijëve) – President i Bordit
Gani Lluga (ASTRA) – Anëtar i Bordit
Petrit Tahiri (Qendra për Arsim e Kosovës) – Anëtar i Bordit
Muhamet Arifi (Balkan Sunflowers Kosova) – Anëtar i Bordit
Afrim Maliqi (HANDIKOS) – Anëtar i Bordit.
No Comments