Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e mirëqenies sociale dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Fushat e bashkëpunimit
– Avokimi i përbashkët për avancimin e mirëqenies sociale, kompletimin e procesit të decentralizimit, me qëllim mbrojtjen më të mirë të fëmijëve dhe personave në nevojë të gjendjes sociale;
– Bashkëpunimi në zhvillimin e hulumtimeve, analizave dhe publikimeve lidhur me mirëqenien sociale dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë;
– Bashkëpunimi në monitorimin e situatës së respektimit dhe përmbushjes së të drejtave të fëmijëve;
– Bashkëpunimi në publikimin e materialeve të përbashkëta për të drejtat fëmijëve me pajtimin paraprak të palëve nënshkruese;
– Bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave me organizata ndërkombëtare dhe OJQ-të për mbrojtjen e fëmijëve;
– Bashkëpunimi në mbështetje të Kolegjiumit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në kuadër të Asociacionit të komunave.
No Comments