11 – 13 Tetor 2019
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të Grupit Tematik për Arsim, ka mbajtur trajnimin tre-ditor me temën “Ndërhyrje në fëmijërinë e hershme”, për organizatat anëtare dhe partnerët e KOMF që punojnë në fëmijërinë e hershme. Ky trajnim ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve në fushën e fëmijërisë së hershme në Kosovë.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të përfitojnë njohuri nga ekspertët nga organizata partnere “Karin Dom Foundation” nga Bullgaria, mbi praktikat më të mira për zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Ekspertët nga organizata “Karin Dom Foundation” kanë ndarë informacionet mbi politikat, legjislacionin, organizimin e sistemit, shërbimet për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Ky trajnim është vazhdimësi e punëtorisë për vlerësimin e nevojave në fëmijërinë e hershme, gjatë të cilës është bërë identifikimi i nevojave të organizatave në fushën e fëmijërisë së hershme.
Trajnimi mundësohet në kuadër të projektit: “Rritja e ndërhyrjeve në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Republikës së Bullgarisë, menaxhuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë.
No Comments