2 Mars 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me rrjetin KRAEEYN, përmes një konference ka publikuar “Politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”.
Në panel morën pjesë: Donjetë Kelmendi nga KOMF, Xhavit Rexhaj – Zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hana Zylfiu – Haziri nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe Remzije Krasniqi nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.
Donjetë Kelmendi nga KOMF theksoi që kjo politikë rekomanduese përshkruan situatën lidhur me zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe ofron një pasqyrë të disa prej fushave prioritare për ndërhyrje. Duke pasur parasysh që MASHTI është dikasteri udhëheqës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, kjo politikë iu adresua MASHTI por edhe sektorëve tjerë bashkë përgjegjës sikurse sektori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.
Zëvendesministri i MASHTI Xhavit Rexhaj u shpreh se MASHTI mirëpret rekomandimet e politikës rekomanduese, duke e vlerësuar sidomos prioritetin për integrimin e shërbimeve për fëmijërinë e hershme në mes të sektorëve të arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Zëvendësministri theksoi që janë identifikuar hapësira të pashfrytëzuara të shkollave, të cilat jemi duke i konsideruar për ti shfrytëzuar për ofrim të shërbimeve për fëmijëri të hershme.
Hana Zylfiu – Haziri nga KEC dhe Remzije Krasniqi nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë prezantuan politikën rekomanduese duke u fokusuar në fushat prioritare për ndërhyrje për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.
Rekomandimet e përgjithshme:
No Comments