5 maj 2020
Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me rrjetin KRAEEYN, ka adresuar vlerësimin lidhur me pakon e librave për grup moshën 5 – 6 vjeç. Ky vlerësim është i bazuar në Politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, e cila është publikuar në shkurt 2020.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tashmë është në procesin e vlerësimit të teksteve shkollore, pjesë e së cilës është edhe paketa didaktike në pilotim për vitin 2019-2020 për moshën 5 – 6 vjeç.
Për këtë qëllim, KOMF ka adresuar vlerësimin të cilin mund ta lexoni më poshtë:
Librat për moshën parafillore (grup mosha 5 – 6 vjeç).
Vitin e kaluar MASHT ka iniciuar botimin e librave për punë me fëmijë të moshës parafillore. Shtëpia botuese fituese ka përgatitur një pako me libra, fletë pune dhe materiale të ndryshme të cilat konsiderohen që peshojnë rreth 7 – 8 kg. Përveç peshës, numrit të librave, fletoreve të punës, materialeve të tjera, përmbajtja pedagogjike dhe kërkesat dhe detyrat që dalin nga librat dhe fletët e punës për grupmoshën 5 – 6 vjeç është e stërngarkuar. Sa i përket këtyre librave/pakos, vlerësimi i ekspertëve të edukimit parashkollor konstaton se këto libra nuk janë fare të përshtatshme për këtë moshë, duke u bazuar në arsyetimet e mëposhtme.
Rekomandim:
Përdorimi i pakos me libra të ndërprehet menjëherë apo të modifikohet me materiale didaktike që mund të shërbejnë si burime shtesë për edukatorët për të nxitur përdorimin e materialeve të shtypura.
Afati kohor: një muaj.
No Comments