21 Tetor 2020
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Unicef Kosovo Programme, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, kanë adresuar drejt deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës propozimet për Projekt Kodin Civil, me qëllim rregullimin e kapitullit për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror.
Me ftesë nga Kryesuesja e Grupit të Grave Deputete Vlora Hajnuni Limani, sot u mbajt takimi i parë me ekspertin ligjor të Grupit të Grave Deputete.
Në këtë takim u prezantuan propozimet kryesore bashkë me arsyetimet për rregullimin e formave të mbrojtjes të fëmijëve pa kujdes prindëror, siç janë kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi. Poashtu u prezantua rreth nevojës për forma të reja të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror, sikurse Jetesa e Pavarur e Mbikëqyrur.
Mbesim të përkushtuar të bashkëpunojmë ngushtë me Kuvendin, Grupin e Grave Deputete dhe Komisionin për Legjislacion, të ofrojmë kontributin profesional në kuadër të Projekt Kodit Civil, me qëllim përmirësimin e situatës së fëmijëve pa kujdes prindëror. Poashtu, propozimet synojnë që të kemi një Kod Civil gjithëpërfshirës dhe sa me praktik dhe lehtë të zbatueshëm nga institucionet dhe organizatat duke krijuar mekanizma të fuqishëm në mbrojtjen e fëmijëve si dhe rritjen e llogaridhënies.
No Comments