Me qëllim të zgjidhjes së problemit të financimit të shërbimeve sociale për fëmijët dhe qytetarët në nevojë, Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF me 31 organizatat anëtare, ka publikuar “Qëndrimin për Grantin Specifik për Shërbime Sociale”.
Qëndrimi për Grantin Specifik për Shërbime Sociale është qëndrim i përbashkët i Koalicionit të OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ky qëndrim është hartuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
Për të lexuar qëndrimin e plotë, ju lutem klikoni këtu.
No Comments