21 Dhjetor 2021, Prishtinë – KOMF në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mbajti ëebinarin me temë: “Rëndësia e përfshirjes së prindërve në edukimin e hershëm dhe roli i tyre në stimulimin e hershëm”, ku folësja Ass. Dr. Adelina Hajrullahu Ramabaja foli për rolin e prindërve në edukimin dhe stimulimin e hershëm dhe sa e rëndësishme është që prindërit të bashkëpunojnë me edukatorët!
KOMF falenderon Ass. Dr. Adelina Hajrullahu Ramabaja për bashkëpunimin, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që ndoqën webinarin në platformën Zoom dhe live në faqen e KOMF në Facebook. KOMF do të vijojë edhe më tej me tematika të rëndësishme të lidhura me fëmijërinë e hershme. Na ndiqni!
No Comments