Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF bazuar në planifikimin strategjik, përgjatë 2022 ndër të tjera do të fokusohet poashtu në rritjen e përfshirjes së fëmijëve, rritjen e konsultimit të fëmijëve dhe familjeve në proceset dhe vendimet e rëndësishme që i prekin ata.
Për këtë qëllim, KOMF ka mbajtur një takim me fëmijë dhe organizatat anëtare për të nxjerrë pikëpamjet e fëmijëve lidhur me çështje të ndryshme që prekin ata. Gjatë këtij takimi u diskutua poashtu me anëtarët e KOMF lidhur me shërbimet sociale dhe familjare të ofruara për fëmijët përgjatë 2021, sfidat dhe nevojat e tyre.
Proceset avokuese të KOMF do të zhvillohen bashkarisht me fëmijët dhe familet e tyre, për tu adresuar drejt vendimarrësve dhe publikut të gjërë.
No Comments