Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në vitin 2011, është një koalicion i përbërë nga 34 OJQ vendore dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët për të avokuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Kosovë.
KOMF i mbështetur nga UNICEF dhe në partneritet me USAID-in, është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”. Projekti ka katër objektiva kryesore: 1. Fuqizimi i kapaciteteve të profiesionistëve mbrojtjen e fëmijëve, për të zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët; 2. Fuqizimi i akterëve të përfshirë në shërbime sociale për të ofruar shërbime sociale cilësore për fëmijët; 3. Fuqizimi i kapaciteteve të Drejtorive Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe QPS-ve për planifikimin, monitorimin, buxhetimin dhe kontraktimin e shërbimeve sociale; 4. Rritja e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve, akterëve të përfshirë ne shërbime sociale dhe publikut të gjerë për rëndësinë e punës sociale dhe ofrimit të shërbimeve sociale cilësore.
Për të mbështetur zbatimin e këtij projekti, KOMF shpall vende të lira të punës për pozitat e Asistent për Terren dhe Logjistikë dhe Specialist i Ngritjes së Kapaciteteve dhe Monitorimit.
Pozita: Asistent për Terren dhe Logjistikë
Vendi: Baza në Prishtinë dhe qytete të tjera sipas aktiviteteve të projektit
Orari i punës: Orar i plotë (40 orë për javë)
Data e fillimit: Korrik 2022
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit, me mundësi vazhdimi
Asistent për Terren dhe Logjistikë do të jetë përgjegjës për të mbështetur ekipin e KOMF për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme”.
Klikoni këtu për të shkarkuar thirrjen e plotë për aplikim.
Pozita: Specialist i Ngritjes së Kapaciteteve dhe Monitorimit
Vendi: Baza në Prishtinë dhe qytete të tjera sipas aktiviteteve të projektit
Orari i punës: Orar i plotë (40 orë për javë)
Data e fillimit: Korrik 2022
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit, me mundësi vazhdimi
Specialisti i Ngritjes së Kapaciteteve dhe Monitorimit do të jetë përgjegjës për të udhëhequr procesin e ngritjes së kapaciteteve akterëve të përfshirë në ofrimin e shërbime sociale cilësore dhe për të udhëhequr procesin e monitorimit për zbatimin e legjislationit për mbrojtjen e fëmijëve dhe shërbimet sociale. Specialisti i Ngritjes së Kapaciteteve dhe Monitorimit, do të jetë gjithashtu përgjegjës për të planifikuar dhe zbatuar aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve që rrjedhin nga gjetjet e monitorimit. Përveç kësaj, do të mbështesë iniciativat avokuese që rrjedhin nga gjetjet e hulumtimit dhe monitorimit të legjislacionit.
Klikoni këtu për të shkarkuar thirrjen e plotë për aplikim.
Afati për aplikim:
No Comments