KOMF mbajti takimin e radhës të Grupit Tematik për Shëndetësi në ambientet e organizatës anëtare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – AMC.
Në këtë takim, Grupi Tematik për Shëndetësi përcaktoi indikatorët për monitorim në fushën e shëndetësisë sikurse: Vdekshmëria e foshnjave dhe fëmijëve; Kujdesi shëndetësor për nënat para dhe pas lindjes dhe vizitat në shtëpi; Parandalimi dhe Kujdesi spitalor për fëmijët.
Poashtu në këtë takim u diskutua për veprimet e KOMF rreth përmirësimit të legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve përdorues të substancave narkotike.
Recent Comments