KOMF ju fton të merrni pjesë në hapjen e fushatës nacionale vetëdijesuese “Në dorën tane”, e cila synon që të mobilizojë vendimmarrësit dhe përgjegjësit kryesorë për sigurimin e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fëmijët.
Kur? E mërkurë, 𝟕 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 2023.
Sa? 𝟏𝟎:𝟑𝟎
Ku? 𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢 “𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮”, Prishtinë.
Ju do të mund të shihni një video vetëdijesuese si dhe një instalacion, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve cilësore për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Ejani që së bashku të bëjmë ndryshimin!
Kjo fushatë mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekti financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga European Union in Kosovo, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Recent Comments