KOMF organizoi takimin e radhës të Grupit Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve, këtë herë më ndryshe, në një ambient relaksues dhe motivues për pjesëmarrësit.
Gresa Kelmendi nga organizata anëtare e KOMF, Qendra PVPT – trajnere e licensuar, mbajti disa sesione në natyrë me anëtarët e Grupit Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve, lidhur me lidershipin dhe komunikimin efektiv mes grupit, rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv mes partnerëve, djegien profesionale dhe parandalimin e saj, si dhe vetëkujdesin i cili mundëson shkarkimin nga streset ditore, ruajtjen e ekuilibrit dhe si rrjedhojë rritjen e performancës dhe rendimentit profesional.
Ky takim u mundësua nga projekti “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP dhe KMOP.
Recent Comments