Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, mbajti takimin e Asamblesë së Përgjithshme, i cili këtë herë u zhvillua përgjatë dy ditëve.
Në ditën e parë ndodhën shkëmbime në mes anëtarëve të KOMF. Konkretisht, Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie te Fëmijëve, Grupi Tematik për Arsim dhe Grupi Tematik për Shëndetësi ndanë zhvillimet kryesore, duke përfshirë të arriturat, sfidat dhe hapat e ardhshëm. Poashtu, anëtarët e KOMF përcaktuan prioritetet për muajt në vijim.
Tutje, në ditën e dytë u shqyrtuan dhe u votuan çështje të ndryshme. Konkretisht, u votua raporti narrativ dhe financiar i KOMF, u shqyrtua Rregullorja për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Anëtarëve, Manualet për Financa dhe Prokurim, kërkesat për anëtarësim në KOMF si dhe u diskutua për diversifikimin e fondeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të organizatave.
Gjithashtu, në takimin e Asamblesë anëtarët u dakorduam për shtyllat ku do të bazohet procesi i zhvillimit të vlerësimit të nevojave të koaliconit dhe mbi afatet kohore për zhvillimin e Programit për Ngritjen e Kapaciteteve të Anëtarëve, i cili do të ju shërbejë anëtarëve sipas nevojave të tyre.
KOMF falënderon të gjithë anëtarët për kontributin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në përmbushjen e misionit të përbashkët, për mbrojtje të fëmijëve!
Recent Comments