Organizata CONCORDIA Kosovo anëtarësohet në KOMF!

Organizata CONCORDIA Kosovo anëtarësohet në KOMF!

Me votim të Asamblesë së Përgjithshme, organizata Concordia në Prizren, është anëtarësuar në KOMF.

Qëllimi i Concordia-s është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, duke i mbështetur ata drejt një jete më të pavarur dhe të përgjegjshme përmes aktiviteteve për integrim social të fëmijëve.

Concordia posedon një qendër ditore në Prizren, të hapur për fëmijë dhe të rinj , ku fokusi kryesor është mbështetja e tyre në shkollim përmes një programi shkollor i cili përfshin përkrahjen në detyrat e shtëpisë dhe mësim shtesë të cilat mbahen çdo ditë pune në mëngjes dhe në mbrëmje