KOMF dhe Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP morrën pjesë në takimin e Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Me këtë rast, KOMF theksoi rëndësinë e ndarjes së mirëqenies dhe shërbimeve sociale në një drejtorat të veçantë komunal, për të rritur rëndësinë dhe cilësinë e shërbimeve sociale brenda komunës. Ndarja e shërbimeve sociale në një drejtorat të veçantë në pesë komuna të Kosovës, ka ndikuar dukshëm në përmirësimin e planifikimeve, rritjen e investimeve dhe rritjen e burimeve për shërbime sociale.
Poashtu, duke pas parasysh miratimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, KOMF rekomandoi që komunat duhet të shohin risitë që sjell ligji, shërbimet e reja që pritet të themelohen, inspektimin dhe përgjegjësitë që dalin nga ligji i ri.
Recent Comments