Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ka publikuar edicionin e dytë të Raportit të Monitorimit “Karta e Vlerësimit 2023” – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?
Qëllimi kryesor i KOMF përmes këtij raporti është monitorimi i pavarur i shoqërisë civile mbi gjendjen e të drejtave të fëmijëve në fushën e mirëqenies sociale, mbrojtjes së fëmijës, shëndetit të fëmijës, zhvillimit në fëmijërinë e hershme, arsimit dhe drejtësisë për të mitur.
Vlerësimi i secilës fushë bazohet në sistemin e notimit sikurse notimi i nxënësve në shkollat e Kosovës, nga nota një deri në notën pesë. Për të gjetura reale dhe gjithëpërfshirëse, ky raport u hartua nga një grup i gjerë bashkë-autorësh, ekspertë nga organizatat anëtare të KOMF dhe vlerësues të jashtëm, të cilët kanë vlerësuar fushat përmes argumenteve konkrete që mbështesin notën e dhënë.
Raporti “Karta e Vlerësimit” është zhvilluar nga KOMF, në kuadër të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments