Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ishim bashkë në sheshin “Zahir Pajaziti” me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, Kryetarin Përparim Rama, Qendrën për Punë Sociale, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Institucionin e Avokatit të Popullir, fëmijët dhe partnerë të shumtë, në një debat të hapur për rëndësinë që ka familja në jetën e çdo fëmije.
Këtë vit, fushata u mbajt nën moton “Familje për çdo fëmijë”, duke vënë në qendër të diskutimit rëndësinë e strehimit familjar – si një formë e ngrohtë, e qëndrueshme dhe njerëzore e mbrojtjes për fëmijët për të cilët jeta me prindërit ose të afërmit nuk është e mundur.
Recent Comments