A jeni gati? MEGAFON po vjen!

A jeni gati? MEGAFON po vjen!

Anëtarët e KOMF mbajtën punëtorinë dy ditore për vlerësimin e nevojave të KOMF dhe organizatave anëtare, për themelimin e Platformës për Pjesëmarrjen e Fëmijëve “MEGAFON”. Kjo platformë do të fuqizojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në procese vendimmarrëse, sidomos fëmijëve të cenueshëm.

Kjo punëtori u facilitua nga eksperti ndërkombëtar George Bogdanov, i cili udhëheq Rrjetin e Organizatave për Fëmijë në Bullgari.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të ndërhyrjes nacionale “MEGAFON – Fuqizimi i zërit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë”, mbështetur nga projekti rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).