KOMF lanson MEGAFON

KOMF lanson MEGAFON

KOMF lansoi platformën për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve “MEGAFON” – një mekanizëm që ofron hapësirë inovative dhe gjithëpërfshirëse, që fuqizon zërin e fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Platforma MEGAFON po lansohet – dhe bashkë me të, edhe një epokë e re për zërin e fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Gjatë ngjarjes u prezantua vizioni, përmbajtja dhe veprimet konkrete të platformës, si dhe u dëgjuan drejtpërdrejtë mendimet dhe kërkesat e vetë fëmijëve dhe të rinjve.

“MEGAFON” – mbështetet nga projekti rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA)