KOMF i është adresuar Ministres në detyrë, Arbërie Nagavci, me kërkesën për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të Programit të Kuponëve. KOMF me vëmendje ka përcjellur njoftimin për hapjen e thirrjes për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në kuadër të Programit të Kuponëve, i cili do të zbatohet deri në qershor të vitit 2028 dhe ka për qëllim mbështetjen e familjeve përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.
KOMF mirëpret këtë nismë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si një hap pozitiv drejt barazisë sociale dhe përfshirjes së fëmijëve nga familjet në nevojë, megjithatë, shpreh shqetësimin lidhur me mungesën e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në këtë program, të cilët përballen me një mori barrierash për qasje në edukimin në fëmijërinë e hershme. Fëmijët me aftësi të kufizuara vazhdojnë të kenë përfshirje tejet të ulët në institucionet e edukimit të hershëm publike dhe sidomos në ato private.
Për të lexuar shkresën e plotë, klikoni këtu.
Recent Comments