22 Dhjetor 2021 – Fëmijët e institucionit parashkollor “Lulevera” në Prishtinë ndanë gëzimin e festës së fundvitit me fëmijët pa përkujdes prindëror në Kosovë!Fëmijët bashkë me prindërit e tyre përgatitën130 dhurata për fëmijët pa kujdes prindëror në Kosovë, ku KOMF përmes Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP ndërmjetësoi në ndarjen e tyre.
Faleminderit Kopshtit Lulevera, fëmijëve dhe prindërve! Fëmijët në strehim familjar dhe në strehim tek të afërmit do të jenë më se të lumtur të pranojnë dhuratat nga shoqet e shokët e tyre bashkëmoshatarë.
Urojmë që aktivitete të tilla të inspirojnë edhe familje tjera, për të mbështetur fëmijët në nevojë dhe në të njejtën kohë për të zhvilluar ndjenjën e empatisë dhe solidaritetit tek fëmijët qysh në fëmijërinë e hershme.
No Comments