Me rastin e 1 Qershorit, KOMF u bashkua me disa prej organizatave anëtare në aktivitetet e tyre me fëmijë, prindër dhe institucione.
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga momentet e këtyre aktiviteteve aq të këndshme.
Fëmijët përfitues të shërbimeve të Qendra Ditore e Fëmijëve – Terre des hommes – Kosovo shënuan ditën e fëmijëve në mbledhjen solemne të Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit – Prishtinë. Kjo mbledhje ishte e gjitha nën udhëheqjen e fëmijëve, kurse ne të rriturit sikur dukeshim të vegjël para tyre. Përveç fjalëve të ndryshme për të drejta e barazi, thirrja e fëmijëve u përçua me shumë emocion edhe me vargjet e këngës “𝐌𝐨𝐬 𝐮𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐧𝐢 𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫𝐢𝐧𝐞̈”!
HANDIKOS shënoi 1 Qershorin me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitete të ndryshme rekreative. Përmes këtyre aktiviteteve, fëmijët festuan dhe bënë thirrje për barazi e gjithëpërfshirje, nën moton ‘’𝐊𝐮 𝐤𝐚 𝐝𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈!’’
Fëmijët me autizëm nga organizata Shoqata “Autizmi” – Prishtinë, së bashku edhe me prindërit e tyre shënuan festën e bukur të 1 Qershorit, me anë të lojës e argëtimit në një kënd të lojrave dhe rekreacionit.
Recent Comments