Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Shëndetësi në kuadër të KOMF mbajti takimin me qëllim diskutimin mbi çështjet kryesore për adresim në fushën e mbrojtjes për grupet e cenuara të fëmijëve, duke u nisur edhe nga proceset aktuale që janë duke ndodhur në këtë aspekt.
Në takim u diskutuan kushtet dhe kriteret e thirrjes së publikuar nga Ministria e Drejtësisë për mbështetje të shërbimeve sociale, rezultatet e takimit mes KOMF dhe MD si dhe propozimet për ristrukturim të kësaj thirrjeje për vitin tjetër.
Po ashtu, u diskutua mbështetja e madhe e ofruar nga organizatat anëtare të KOMF në fazën aktuale të procesit të hartimit të Udhëzimeve Administrative që derivojnë nga Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Në takim u diskutuan poashtu veprimet potenciale të domosdoshme që si organizata mund të ndërmarrim drejt komunave, me qëllim rritjen e financimit komunal për shërbime sociale.
Recent Comments