Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të vendit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF).
Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës nxjerr në pah se si Kosova performon në mbi 600 indikatorë të përshtatur nga lista zyrtare e zbatimit të KDF.
Indeksi sjell evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.
Indeksi është zhvilluar në nëntë shtete të Evropës Juglindore dhe Kaukazit Jugor dhe në të njëjtën kohë ofron një qasje krahasuese të të dhënave mes tyre.
Lexoni raportin e plotë të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës.
No Comments