KOMF ka adresuar të gjeturat dhe rekomandimet kryesore të dala nga Raporti i Monitorimit “Karta e Vlerësimit”, drejt komunave të Kosovës.
KOMF ka mbajtur shtatë tryeza ku janë përfshirë të gjitha komunat e Kosovës, me pjesëmarrjen e rreth 250 përfaqësuesve nga Komunat dhe drejtoritë komunale, Qendrat për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Qendrat e Shëndetit Mendor, spitalet rajonale, Prokuroritë dhe Gjykatat Themelore, Policisë së Kosovës, psikologëve shkollorë dhe organizatave jo qeveritare.
Qëllimi kryesor i KOMF përmes këtij raporti është monitorimi i pavarur i shoqërisë civile në fushën e të drejtave të fëmijëve në baza vjetore, të bazuar në fakte dhe dëshmi. Raporti ofron të dhëna për gjendjen e të drejtave të fëmijëve dhe jep rekomandime, të cilat priten të mbështesin përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Karta e Vlerësimit është zhvilluar nga KOMF, në kuadër të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments