Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM nënshkruan Deklaratën e përbashkët lidhur me mbrojtjen e fëmijëve në media.
Qëllimi i kësaj deklarate është sigurimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimit të suksesshëm në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave – KPM, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, për mbrojtjen e fëmijëve në media. Përmes kësaj deklarate synohet të forcohet respektimi i të drejtave të fëmijëve në media në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 06/l-084 për Mbrojtjen e Fëmijës, Ligjin Nr. 04/l-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe aktet nënligjore të KPM-së, Kodin e Mediave të Shkruara të KMSHK-së si dhe me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.
Kjo deklaratë u nënshkrua në tryezën e diskutimit “Mbrojtja e fëmijëve në media”, ku morrën pjesë përfaqësues nga KPM, TDHK, KMSHK, AGK, RTK, UP, KOMF, Avokati i Popullit, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi. Tryeza u mbështet nga organizata Terre des Hommes Kosova.
Recent Comments