Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF dhe Terre des Hommes mbajtën dy tryeza të diskutimit rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Këto dy tryeza u mbajtën me përfaqësues nga komunat Pejë, Gjakovë, Prizren, Klinë, Istog, Deçan, Junik, Suharekë, Dragash, Malishevë, Skënderaj dhe Rahovec, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Gjilan, të cilët gjatë tryezave patën mundësinë të diskutojnë dhe shkëmbejnë mbi nivelin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, brenda komunës së tyre.
Qëllimi i tryezave ishte sensibilizimi dhe mobilizimi i komunave dhe profesionistëve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët.
Këto tryeza u mundësuan në kuadër të projektit “Drejtësia Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë – Faza II”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga organizatat partnere Terre des hommes, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe HEKS/EPER.
Recent Comments