Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF si pjesë e rrjetit ndërkombëtar Eurochild i cili përbëhet nga koalicionet për mbrojtjen e fëmijëve në Europë, është thellësisht i shqetësuar me gjendjen e fëmijëve në Ukrainë dhe solidarizohet me të gjithë fëmijët dhe organizatat për mbrojtje të fëmijëve.
Lexoni deklaratën e Eurochild:
Në Eurochild, ne jemi të shkatërruar nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.
Ne solidarizohemi me të gjithë fëmijët dhe organizatat me të cilat kemi punuar ndër vite. Ne besojmë se puna juaj për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve nuk do të jetë e kotë. Lufta padyshim do të sjellë vështirësi dhe dhimbje për të gjithë fëmijët. Do të jetë veçanërisht e rëndë për fëmijët e cenueshëm, sidomos për 100,000 fëmijët që rriten në institucione pa kujdes prindëror.
Ne besojmë se puna e organizatave që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e fëmijëve nuk do të jetë e kotë. Lufta padyshim do të sjellë vështirësi dhe dhimbje për të gjithë fëmijët. Do të jetë veçanërisht e rëndë për fëmijët që tashmë janë të cenuar, 100,000 fëmijët që rriten në institucione pa kujdes prindëror.
Jetët tona janë të ndërlidhura. Vuajtja e fëmijëve të Ukrainës është edhe vuajtja jonë. Ne e dimë se kjo luftë do të ketë efekte goditëse në të gjithë Europën, në një kohë kur pandemia tashmë ka thelluar pabarazitë dhe ka dëmtuar kohezionin social.
Rusia dhe Ukraina kanë ratifikuar të dyja KDF-në, e cila thekson qartë në preambulën e saj që fëmijët duhet të rriten…“në frymën e dinjitetit, tolerancës, lirisë, barazisë dhe solidariteti”.
Vizioni I Eurochild është që të gjithë fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të sigurt dhe të respektuar si individë me të drejtat e tyre. Ne besojmë se respektimi i të drejtave të fëmijëve është themeli i paqes dhe prosperitetit. E ardhmja jonë kolektive varet nga rritja e fëmijëve në një mjedis pa frikë. Këtu përfshihen fëmijët e Ukrainës.
Si një rrjet i organizatave dhe individëve të angazhuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve, ne qëndrojmë të bashkuar kundër luftës. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë të gjitha masat që mbrojnë jetën dhe mirëqenien e fëmijëve.
Foto: Eurochild
No Comments