KOMF mbajti sesionet informuese për prezantimin e ”Programit të ri Kurrikular për Fëmijë”

KOMF mbajti sesionet informuese për prezantimin e ”Programit të ri Kurrikular për Fëmijë”

KOMF ka mbajtur sesionet informuese në rajone për prezantimin e ”Programit të ri Kurrikular për Fëmijë”. Në sesione morën pjesë profesonistë të drejtësisë, sikurse gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë policorë, zyrtarë sprovues, zyrtarë të sherbimeve sociale, etj.

Programi i ri Kurrikular për Fëmijë është zhvilluar në kuadër të Akademisë së Drejtësisë mbështetur nga KOMF dhe UNICEF. Programi e ri Kurrikular për Fëmijë përbëhet nga 12 module trajnimi. Qëllimi i përgjithshëm i kurrikulës është të forcojë sistemin e drejtësisë për fëmijët dhe të miturit në Kosovë. Ky program përmbahet në standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e fëmijëve dhe drejtësinë për të mitur, teknikat e intervistimit, perspektivën gjinore dhe komunikimin miqësor me fëmijët gjatë procesit gjyqësor.

Qëllimi i sesioneve është prezantimi i Programit të ri Kurrikular për Fëmijë si dhe diskutimi për nevojat për ngritje të kapaciteteve.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Zyra e UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.