KOMF mbajti takimin e Grupit Tematik për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme në ambientet e organizatës anëtare Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.
Në këtë takim u diskutua për modalitetet e integrimit të shërbimeve në zhvillimin e fëmijërisë së hershme (shëndetësore, sociale dhe edukative), me qëllim të kontribuimit në procesin e hartimit të Udhëzimit Administrativ për koordinimin ndërsektorial, që buron nga Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Dokumenti me modalitetet për integrimin e shërbimeve në fëmijërinë e hershme do të adresohet në MASHT.
Në takim u diskutua gjithashtu për veprimet avokuese të nevojshme për funksionalizimin e programit për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme në kuadër të Qendrave të Mjekësisë Familjare, si dhe për nevojën për përgatitjen e kuadrove dhe profileve të nevojshme për këtë ndërhyrje.
Meqenëse takimi u mbajt në organizatën VORAE, anëtarët u njohën nga afër me programet dhe shërbimet e ofruara nga VORAE.
Recent Comments