KOMF Letër Deputetëve të Kuvendit: Miratoni Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

KOMF Letër Deputetëve të Kuvendit: Miratoni Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

25 Qershor 2019

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka dorëzuar tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin me kërkesën për miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve tash e sa vite ishte inicuar duke mos arritur të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Duke patur për bazë gjendjen e rëndë të fëmijëve në Kosovë, KOMF ka kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ta vendosë prioritet dhe të miratojë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Dy ditë pas letrës së KOMF dërguar deputetëve të Kuvendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë kundër miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Për të lexuar letrën e plotë, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply