KOMF mbajti takimin e radhës të Grupit Tematik për Arsim në ambientet e organizatës anëtare Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti.
Anëtarët e Grupit Tematik për Arsim diskutuan lidhur me të gjeturat nga punëtoritë e realizuara nga KOMF sa i përket zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, si dhe për veprimet e ardhshme për adresimin e dhunës në shkolla.
Poashtu anëtarët u dakorduan lidhur me përcjelljen e procesit të Projekt Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme deri në miratimin e tij në Kuvend. Anëtarët vendosën se webinarët e radhës do të zhvillohen në tematikat sikurse: edukimi seksual, parandalimi i dhunës në shkolla, mbrojtja nga substancat narkotike, aftësia e kufizuar, etj.
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
No Comments