Gjatë këtij takimi u diskutua rreth aktiviteteve të realizuara në kuadër të Grupit Tematik për Shëndetësi dhe u bë planifikimi i veprimeve për muajt e ardhshëm të Grupit, me qëllim adresimin e çështjeve me rëndësi në fushën e shëndetësisë.
Në takim morrën pjesë përfaqësues nga organizatat anëtare Balkan Sunflowers Kosova, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, HANDIKOS në Prishtinë, Handikos Gjakovë dhe përfaqësues nga Shoqata e Pediatërve të Kosovës.
Ky takim u përkrah nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
No Comments