KOMF në bashkëpunim me Ministria e Drejtësisë, mbajti tryezën me temën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën“
Ministria e Drejtësisë ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Ligjit të Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, të cilët ishin prezent në tryezë për të diskutuar për reformën e shërbimeve sociale përmes këtij ligji.
Në panelin e diskutimit morën pjesë Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Donjeta Kelmendi, Drejtor Ekzekutiv – KOMF, Johannes Stenbaek Madsen, Shef i Seksionit për Bashkëpunim – European Union in Kosovo, Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF dhe Adile Shaqiri nga Ministria e Drejtësisë e cila edhe e udhëhoqi diskutimin. Ligji i Ri për Shërbime Sociale dhe Familjare pritet të procedohet për miratim në Qeveri, në fund të muajit Qershor 2023.
Kjo ngjarje u mundësua përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga KOMF, në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, si dhe programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Recent Comments