5 Shkurt 2021
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbajtur webinarin me temë: “Raportimi i mediave për fëmijët”. Qëllimi i webinarit ishte diskutimi i përbashkët me gazetarët dhe profesionistët e mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, mbi raportimin etik në media në rastet kur përfshihen fëmijët.
Pavarësisht qëllimit të mirë të gazetarëve në rastet kur raportojnë për fëmijët, sidomos fëmijët viktima, në disa raste ndodh që në këto raportime nuk përfillet baza ligjore, standardet dhe parimet etike për mbrojtjen e fëmijës. Poashtu, evidencat tregojnë se edhe nga ana e profesionistëve me mandat mbrojtjen e fëmijëve, ka patur shkelje të lidhura me raportimet për fëmijët e cenueshëm. KOMF konsideron se është e rëndësishme që të diskutohet bashkë me gazetarët dhe profesionistët e mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, mbi raportimin e bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës.
Folëse në këtë webinar ishin Donjeta Kelmendi – Drejtoreshë Ekzekutive në KOMF dhe Remzije Krasniqi – Këshilltare Nacionale për Avokim dhe Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
No Comments