12 Tetor 2020
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë mbajtur punëtorinë tematike për hartimin e Projekt Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare. Punëtoria tematike trajtoi çështjet:
Sa i përket organizimit të shërbimeve sociale, KOMF njoftoi që drafti i ri i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare fuqizon një skemë të hapur të ofrimit të shërbimeve në mes të ofruesve publik, joqeveritar dhe privat. Ky ishte edhe propozimi i KOMF i adresuar drejt MPMS përmes Raportit të Qëndrimit të KOMF për Ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Sa i përket pikës së dytë për kontraktimin e shërbimeve, organizatat anëtare të KOMF u shprehën për vështirësitë me qëndrueshmërinë financiare si pasojë e mos financimit të qëndrushëm nga MPMS dhe komunat. KOMF prezantoi rekomandimet nga procesi i monitorimit të shërbimeve sociale në komuna.
KOMF prezantoi nevojën për krijimin e një skeme të qëndrueshme nga komunat për kontraktimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori jo-qeveritar. Kontraktimi duhet të bëhet në emër të blerjes së shërbimeve për ofrimin e shërbimeve sociale, në mënyrë që të sigurojë finnancim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Ofrimi i mbështetjes përmes subvencioneve nuk është i qëndrueshëm dhe nuk konsiderohet si forma më e përshtatshme e financimit të shërbimeve të sektorit jo-qeveritar. Komunat duhet tu përmbahen standardeve minimale të MPMS gjatë kontraktimit të shërbimeve. Komunat duhet të lidhin kontrata me organizatat jo-qeveritare të licencuara dhe të dëshmuara me përvojën dhe profesionalizimin e tyre në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, në emër të komunës.
Punëtoria përfshiu palët e interesit si profesionistë nga MPMS, Qendrat për Punë Sociale dhe organizatat anëtare të KOMF të përfshira drejtpërdrejt në çështjet e mirëqenies dhe shërbimeve sociale.
Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet e Cenueshme”, financuar nga Ambasada e Zvicrrës në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, si dhe projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments