KOMF ka mbajtur Trajnimin për Trajnerë me organizatat anëtare, për modulie e tretë “Ngritja e fondeve dhe Vullnetarizmi”, të hartuar në kuadër të “Programit për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare”.
Gjatë trajnimit dy ditor, u trajtuan tema mbi mbledhjen e fondeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë së OJQ-ve, diversifikimin e mbledhjes së fondeve dhe qëndrueshmërisë financiare të programeve dhe iniciativave të OJQ-ve përmes financimit nga individë dhe korporata, si dhe modelet dhe strategjitë e suksesshme të mbledhjes së fondeve.
Programi për Ngritje të Kapaciteteve të KOMF dhe organizatave anëtare mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Recent Comments