11 Shtator 2019
Asociacioni i Komunave të Kosovës, me mbështetjen e OFAP dhe KOMF ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Anëtarët e Kolegjiumit kanë ndarë informacionet rreth Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe formulën e financimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale.
Në këtë takim, KOMF ka shpalosur qëndrimin për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe është zotuar të bashkëpunojnë më Asociacionin e Komunave për të unifikuar qëndrimet drejt hartimit të këtij Ligji.
Poashtu në këtë takim, anëtarët e Kolegjiumit kanë dhënë qëndrimet e tyre rreth draft Strategjisë për Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesit e drejtorive komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Joint Action for Decentralization” (Aksioni i Përbashkët për Decentralizim), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.
No Comments