Donjeta Kelmendi nga KOMF mori pjesë në panelin e organizuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës – 1 qershori, me temën: “Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e papërshtatshme në media”.
Pjesëmarrësit në panelin e diskutimit paraqitën para të pranishmëve në pika kryesore pikëpamjet e tyre kryesisht në lidhje me edukimin medial ku një ndër çështjet kryesore është mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve në media. U diskutua lidhur me mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme mediale, konkretisht çka konsiderohet përmbajtje e papërshtatshme mediale për fëmijët, si ndikojnë përmbajtjet e papërshtatshme tek fëmijët etj.
Të pranishmit u pajtuan që duhet të hartohet një politikë unike në nivel vendi për mbrojtën e fëmijëve e në këtë kuadër të futet edukimin medial dhe mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme në media.
No Comments