Fëmijët dhurojnë për fëmijët!

Fëmijët dhurojnë për fëmijët!

Fëmijët e institucionit parashkollor “Xixëllonjat” në Prishtinë, në kuadër të projektit “Dhuro dhe buzëqesh”, kanë përgatitur bashkë me prindërit e tyre, dhurata për fëmijët pa kujdes prindëror të strehuar në familjet strehuese në Kosovë.

Fëmijët kanë ndarë sot dhuratat përmes Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, e cila punon direkt me fëmijët dhe familjet strehuese.

Aktiviteti i projektit është organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, nga institucioni parashkollor “Xixëllonjat”, në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

No Comments

Leave a Reply