Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF është bërë pjesë e Komitetit Këshillues për Edukim në Fëmijërinë e Hershme, i cili është themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Dhjetor 2021.
Ky Komitet përbëhet nga akterë relevantë të përfshirë në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe do të funksionojë si trup këshillëdhënës, me qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesit për zhvillimin dhe implementimin e duhur të politikave në edukimin e hershëm.
KOMF ka deleguar si përfaqësues në këtë Komitet Hana Zylfiu Haziri nga Qendra Kosovare e Arsimit – KEC.
Gjatë javës së kaluar është mbajtur takimi i parë i Komiteti Këshillues për Edukim në Fëmijërinë e Hershme. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi dhe koordinimi i angazhimeve të institucioneve e organizatave kyçe që punojnë në këtë nivel edukimi. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit u dakorduan që në fillim të Marsit të krijohet edhe Plani i Veprimit i këtij Komiteti.
No Comments