KOMF pret në takim përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe Kosovë

KOMF pret në takim përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe Kosovë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, me shumë kënaqësi ka pritur në takim përfaqësuesit nga Seksioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve të Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe përfaqësuesit nga Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.
KOMF vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me Institucionin e Avokatit të Popullit për proceset e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.